Një person derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë ka pësuar lëndime trupore të shtunën.
Në raportin e policisë thuhet se viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me këtë është intervistuar një person dhe me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.