Pritje dhe kolona të gjata edhe sot në kufi – në Merdare tri orë pritje për të dalë nga Kosova

Prishtinë | 06 Gus 2022 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Edhe sot vazhdojnë pritjet për të hyrë e dalë nga Kosova në pikë kalimin kufitar në Merdare, te Dheu i Bardhë dhe Mutivodë.

Sipas një njoftimi të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se në kufirin e Merdares kolona e gjatë në dalje shkon deri në 2 km (2000 metra) dhe në hyrje 120 metra.

Ndërsa, për të hyrë në Kosovë nga kufiri i Merdares qytetarët janë duke pritur deri në dy orë dhe për të dalë janë duke pritur mbi tri orë.

Tutje bëhet e ditur se në kufirin te Dheu i Bardhë pritjet në hyrje dhe dalje janë mbi një orë, ndërkaq kolona e veturave në dalje është 800 metra kurse në hyrje është 80 metra.

Pritje për të dal nga Kosova ka edhe në Mutivodë mbi një orë, ndërsa kolona e veturave për të dalë është 800 metra ndërsa për të hyrë është 80 metra. 


Të ngjashme