Profesori Krasniqi kërkon të lihet politika anash në situatën që ndodhet vendi: Vetëm po e shtoni pikëllimin e dhimbjen

Prishtinë | 05 Kor 2020 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se duhet të lihet anash politika, pas situatës aktuale në vend ku ka pasur përkeqësim të situatës me koronavirus.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se kjo situatë kërkon mobilizim insitucional dhe ndërgjegjësim të qytetarëve.

“Por kerkon edhe mospolitizim. Aman lene politiken, sepse me lojera politike vetem sa shtohet pikellimi e dhimbja.”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Shtimi i numrit te te vdekurve dhe numrit te te infektuarve eshte pikellues dhe shqetesues. Kerkon mobilizim institucional dhe ndergjegjesim qytetar. Por kerkon edhe mospolitizim. Aman lene politiken, sepse me lojera politike vetem sa shtohet pikellimi e dhimbja.

Të ngjashme