Projekt prej 2.6 milionë €, Caritasi e ndihmon MZhR në mbrojtjen e mjedisit e nxitje të investimeve nga diaspora

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 12:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Zhvillimit Rajonal ka nënshkruar memorandum të bashkëpunimit me Caritasin, raporton Ekonomia Online.

Marrëveshja kap vlerën e 2.6 milionë euro dhe projektet do të implementohen për tri vjetët e ardhshme dhe kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit dhe riintegrimin e diasporës.

Ministri Fitim Damka me këtë rast tha se në këto projekte marrin pjesë me 40% të financimit, pra investojnë 1 milion euro.

Ai ka shtuar se marrëveshja trevjeçare do të kontribuojë në avancimin e zhvillimit rajonal e socio-ekonomik.

“Nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit 3 vjeçar për të kontribuar në avancimin e zhvillimit rajonal, socio-ekonomik. Marrëveshja përfshinë dy projekte: Projektin për ndikimin mjedisor të të rinjve dhe projekti i tjetër që ka të bëjë me riintegrim komunal dhe diasporë”.

“Ky projekt do të zgjasë 3 vjet, 40% e vlerës total e mbështesim ne, vlera totale është 2.6 milionë, afër 1 milion investon ministria”.

Drejtori i Caritasit për Kosovë, Gerhard Schaumberger, tha se me këto projekte përveç mbrojtjes së mjedisit synim kanë edhe tërheqjen e investimeve nga diaspora, raporton EO.

“Këto dy projekte vijnë në kohë e duhur dhe prekin shumë tema të rëndësishme dhe ndryshmet klimatike dhe riintegrimi”.

“Si Caritas ne jemi në Kosovë qe 20 vjet dhe i japim prioritet projekteve në komuna. Me projektin për migrimin dhe diasporën ne dëshirojmë t’i japim shtytje investimeve të diasporës”.

Të ngjashme