Prokuroria jep detaje për arrestimet “Subvencionet 2021”: 14 prej tyre zyrtarë të ministrisë së Bujqësi

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 16:44 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas arrestimeve në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë nga Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit ka dhënë detaje rreth këtij aksioni. Prokurori Rafet Halimi, deklaroi se nga 21 personat e arrestuar 14 janë zyrtarë ku shumica prej tyre janë drejtorë, raporton Ekonomia Online.

“Në vazhdën e operacionit Prokuroria që në orët e hershme të mëngjesit kemi marrë një operacion të gjërë në Prishtinë, Podujevë, Pejë, Gjilan dhe Istog ku janë arrestuar 21 të pandehur për dhënie e marrje ryshfeti, keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

“14 prej tyre janë zyrtarë në kudër të Ministriaë dhe disa zyrtar nga Komunat e Kosovës. Shumica prej tyre janë drejtorë. Prokurori ka prova të mjaftueshme se të pandehurit kanë kryer veprat penale dhe ndaj tyre brenda 24 orëve do të paraqitet kërkesa për paraburgim”.

U.d i departamentit për hetim, Arben Paçarizi, tha se kanë siguruar prova të mjaftueshme ndaj të dyshuarve.

“Operacioni i sotëm nga Policia e Kosovës është mbështetur më njësi të veçanta që ka zgjatë disa muaj. Në hetim është punuar dhe janë siguruar prova të mjaftueshme ndaj të dyshuarve. Kemi shikuar në 5 lokacione dhe kemi marrë prova relevante për rastin e mëtutjeshëm”.

Të ngjashme