Prokuroria Speciale shenjëstron dy raste të krimeve të rënda “Nomada” dhe “Crystal Eagle”

Prishtinë | 15 Sht 2021 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për shenjëstrimin e krimeve të rënda, me ç’rast kanë shenjëstruar dy raste të reja për vepra të ndryshme penale.

Rasti i parë i shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, është i koduar “Nomada”, ndërkaq janë të përfshirë 17 persona, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277 paragrafi 1, të KPRK, lidhur me veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 1, i KPRK-së, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”, dhe veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Ndërkaq, rasti i dytë i shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, është i koduar “Crystal Eagle”, ku janë të përfshirë 10 persona, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Falsifikim i dokumenteve”, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” dhe veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Të ngjashme