“Protestoj” me aksion kundër vendimit për fondet pensionale

Prishtinë | 29 Sht 2016 | 13:29 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi qytetarëve “Protestoj” të enjten dolën para kafenesë së pensionistëve para të cilëve shprehën pakënaqësitë lidhur me iniciativën e fundit të Kuvendit të Kosovës, i cili ka miratuar në lexim të parë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për fondet pension-ale të Kosovës.

Sipas këtij grupi, kjo qeveri me këtë iniciative po legjitimon plaçkitjen e pronës private të qytetarëve të Kosovës, e që janë kursimet e qytetarëve në trust pensional.

Ndërkohë, pensionistët para të cilëve u bë ky aksion simbolik u pajtuan me qëndrimet e këtij grupi, duke e cilësuar si jo të drejtë vendimin nga Qeveria e Kosovës.

Ndryshe ky grup ftoi qytetarët që të bashkohen çdo të enjte për protestë në ora 17:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

protesta te pensionistat

Të ngjashme