Punëtorët e aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” do të hynë në grevë

Prishtinë | 15 Gus 2019 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e punëtorëve të aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” bën të ditur se ata do fillojnë grevën tre ditore nga 19 deri më 21 gusht, transmeton Klan Kosova.

Kjo grevë sipas tyre vjen pasi thonë se askush nuk ka biseduar me ata për të zgjidhur kërkersat e tyre.

Greva ditën e parë do të fillojë nga ora 08:00 deri në ora 09:00, ditën e dytë fillon po ashtu nga ora 08:00 por mbaron në ora 10:00, ndërsa dita e tretë është e tëra grevë.

Ja njoftimi i plotë i sindikalistëve:

Ju njoftojmë se pas shumë përpjekjeve dhe kërkesave të shumta drejtuar menagjmentit të aeroportit për të dialoguar dhe për t’i zgjidhur çështjet tona në mënyrë paqësore deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë ftesë apo gatishmëri nga ana e menaxhmentit për të dialoguar.

Ne kemi shterur të gjitha mënyrat dhe mundësitë paqësore për dialog.

Punëtorët janë të vendosur në kërkesat e tyre për çka edhe kanë vendosur përmes delegatëve të tyre të shkojnë në grevë, siç kemi paralajmëruar në protestën paqësore të mbajtur javën e kaluar me datën 08.08.2019 se me datën 19.08.2019 do të kemi grevë një orëshe duke filluar prej orës 08.00h deri në orën 09.00h sipas kohës lokale dhe me datë 20.08.2019 greve dy orëshe duke filluar prej orës 08.00h deri në orën 10.00h si dhe me datën 21 do mbajmë grevë gjithë ditore.

Ne greve do të marrin pjesë të gjithë punëtorët e shërbimeve që nuk janë të rëndësisë jetike dhe ftojmë menagjmentin që të koordinohet me sindikate për të caktuar minimumin e shërbimeve në mënyrë që të garantohet siguria dhe të evitohet çfardo rrezikimi i jetës dhe sigurisë.

Greva do ndërpritet nëse vijë deri të ndonjë rasti emergjence e paparashikuar.Po ashtu ftojmë menagjmentin që të hape dyert për dialog me sindikatën në mënyrë që greva të ndalohet.

Ne e dimë se tani është një fluks i madh i bashkëatdhetareve tanë që fluturojnë përmes aeroportit Adem Jashari të cilëve ju kërkojmë falje për këto zhvillime të cilat po ndodhin jo me fajin tonë.

Të ngjashme