Pupovci: Nuk ka vend për mburrje, sfidat tek po fillojnë

Prishtinë | 03 Shk 2019 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Nuk ka vend për mburrje se kush është me meritori për Ligjin e pagave. Sfidat tek po fillojnë

Kuvendi i Kosovës dje ka votuar pro Ligjit të ri për Pagat.

Nga ky ligj analisti Dugagjin Popovci, tha se përfitojnë rreth 80,000 punonjës të sektorit publik, ndërsa rreth 270,000 të tjerë që punojnë në sektorin privat mbeten aty ku kanë qenë

“Në vitin 2012 paga mesatare në sektorin publik ka qenë 407 EUR, ndërsa në sektorin privat 367 EUR. Brenda 5 vitesh, paga mesatare në sektorin publik është rritur për 25% duke arritur në 509 EUR , ndërsa në atë privat vetëm për 4.6%, në 384 EUR. Pra, në vitin 2017, paga mesatare në sektorin publik ka qenë për 1/3 më e madhe se në sektorin privat”.

“Me rritjen e sotme të pagave, hendeku në mes të dy kategorive po zgjerohet, ende nuk e dimë sa. A po mendon dikush për këta 270,000 qytetarë që përbëjnë ¾ e të punësuarve në Kosovë? Si do ta përballojnë rritjen e pritshme të çmimeve ata dhe familjet e tyre? Sa vende pune do të mbyllen nëse punëdhënësit privatë vendosin ta përcjellin trendin e rritjes së pagave, duke shtuar kërkesat ndaj punëtorëve që mbeten në punë?”.

“Prandaj, nuk ka vend për mburrje se kush është me meritori për Ligjin e pagave. Sfidat tek po fillojnë”, ka shkruar Popovci në rrjetin social Facebook

.

Të ngjashme