Qalaj tërheq propozimin për masën e sigurisë për konkurs në Policinë e Kosovës

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 14:30 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka tërhequr propozimin për të caktuar masë të sigurisë për të ndalur konkursin e përzgjedhjes së drejtorit të ri të Policisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Kemi kërkuar pezullimin e rekrutimit të drejtorit të Policisë së Kosovës duke kërkuar që Gjykata të nxjerr aktvendim për masën e sigurisë”, tha avokati Adem Vokshi.

“Gjykata herën e kaluar nxori këtë masë vendim ky i cili u anulua nga Gjykata e Apelit dhe gjatë zhvillimit të procedurës tek Gjykata e Apelit është vazhduar nga ana  kundër propozuesve me procedurën për rekrutim të drejtorit Qalaj, gjë që ka qenë veprim i pamatur i institucionit të Policisë së Kosovës, insitucion ky i cili zënë besimin e shumicës së qytetarëve të Kosovës dhe për fat të keq me 21 janar ka dalë informimi se ka përfunduar procedura e zgjedhjes së drejtorit të Policisë së Kosovës me të cilin veprim është injoruar veprimtaria e gjyqësorit dhe me vet këtë fakt është bërë që të ngelim pranë propozimit përcaktimit e masës së sigurisë duke marrë parasysh se jemi vend para aktit të kryer kjo është arsyeja pse e tërheqim propozimin për caktimin e masës së sigurisë dhe i propozojmë gjykatës të përcaton shqyrtimin kryesor lidhur me kërkesën për shpalljen e kundërligjshme të njoftimit mbi lirimin nga detyra e drejtorit të Policisë meqë edhe më tej konsiderojmë se ajo peocedurë është e kundërligjshme”, tha Vokshi.

Vokshi ka përmendur kandidimin për deputet të Qalajt si një nga arsyet e tërheqjes së propozimit për masën e sigurisë për konkurs në Policinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Vokshi në një deklaratë për medie pas përfundimit të seancës, ka thënë se arsye tjetër ka qenë se tashmë Policia e Kosovës ka zgjedhur Drejtorin e Përgjithshëm.

“Bëra tërheqjen e kërkesës sepse Policia e Kosovës ka bërë zgjedhjen e drejtorit të Policisë së Kosovës dhe ishte kërkesë e palogjikshme tani  për mu ndërpre procedura meqenëse drejtori është zgjedhur. Ndërsa pse e ka shty zotëri Rashit Qalaj të japë dorëheqje është se po konkurron si delegatë i Kuvendit me shpresë se do të zgjidhet dhe të japë kontributin e tij”, tha ai.

Qeveria e Kosovës përzgjodhi drejtorin e ri të Policisë, më 21 janar, Samedin Mehmeti.

Lexo më shumë:

Të ngjashme