Qerkini: Qeveria të kujdeset më shumë edhe për familjarët e të zhdukurve

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 11:27 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësuesi i shoqatës së familjarëve të personave të pagjetur, Bajram Qerkini, ka thënë se Qeveria e re duhet të punuar më shumë në zbardhjen e fatit të zhdukurve, por edhe të kujdeset për familjarët e tyre, raporton Ekonomia Online.

Ai në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, tha se familjarët kanë një ankth ku që 21 vite janë në pritje.

Ai tha se deri më tash nuk është bërë shumë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

“Ju falënderoj të gjithëve e më shumë për familjarët që akoma kanë një ankth që më shume se 21 vite. Nuk është bërë shumë për personat e zhdukur. Kërkesë familjarëve  është tu kthehen të dashurit e tyre që u kanë mbetur në kanta te bërllogut”, tha Qerkini.

Ai po ashtu tha se Qeveria përveç zbardhjes së fatit të zhdukurve duhet të punojë që të kujdeset edhe për familjarët e tyre.

“Qeveria e re duhet të bëjë më shume jo vetëm në zbardhjen e të pagjeturve por edhe të kujdeset për pasardhësit e këtyre familjarëve, pra duhet ti hap sytë më shumë”, tha Bajram Qerkini.

Në Ditën Kombëtarë të Personave të Zhdukur, homazhe kanë bërë krerë institucional dhe të partive politike.

Të ngjashme