Qeverisë i kërkohet të merret me Projektligjin e Punës, mund të ndikojë në zvogëlimin e papunësisë

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 11:05 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) me iniciativën e Komitetit për Legjislacion dhe Normativë të saj kanë mbajtur konferencë rreth “Projektligjit të punës, të metat dhe përparësitë”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë konferencë u kërkua që Projektligji i Punës të diskutohet në Qeveri e më pastaj në komisione që në fund të arrijë të Kuvend dhe të bëhet ligj i cili rregullon të drejtat e punëtorëve.

U tha se me përmirësimin e këtij Projektligji mund të zvogëlohet edhe numri i të papunëve në Kosovë.

Avokati Florin Lata tha se Projektligji i Punës ka pasë mangësi dhe sipas tij, duhet synuar që ky të ndikojë në zvogëlimin e papunësisë.

“Ky ligj gjithmonë ka pasë mangësi dhe e kemi pa të arsyeshme që edhe ne të japim kontributin tonë. Kosova ka një numër të madh të papunësisë dhe ky projektligj mund të ndikojë në zvogëlimin e papunësisë. Kosova me këtë projektligj duhet të synojë të luftojë për të drejtat e punëtorëve. Ligji duhet të jetë i atillë të nxisë punëdhënësin të merr punëtorë të ri në punë dhe të zbusë papunësinë”, tha ai.

Lata tha se ndihet i befasuar se si një Projektligj i tillë ka kaluar në heshtje dhe nuk është diskutuar në Qeveri.

“Unë jam shumë i befasuar që një projektligj i cili rregullon marrëdhëniet e punës , ka kaluar në heshtje pa u diskutuar në Qeveri. Ky projektligj ka 182 nene dhe 10 kapituj. Ky Projektligj ka për qëllim rregullimin e pensionimit të mësimdhënësve. Projektligji ndalon shkëputjen e kontratës së punës për gratë shtatzëna”, tha ai.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Baftiu, tha se ky Projektligj duhet të diskutohet në Qeveri.

Ajo tha se janë të gatshëm që të fillojnë punën në komision dhe më pastaj ky Projektligj të bëhet ligj me bashkëpunimin e OJQ-ve.

“Projektligji të diskutohet në Qeveri dhe pastaj ne si komision të fillojmë të punojmë dhe ne jemi të interesuar që ky Projektligj të bëhet ligj me bashkëpunimin e organizatave OJQ-ve”, tha ajo, raporton EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme