QKSS: Korrupsioni dhe mossundimi i ligjit i kontribuojnë ndikimit rus në Kosovë

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 11:58 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka prezantuar hulumtimin “Dekonstruktimi i ndikimit rus në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Sipas këtij hulumtimi Rusia ka shtuar përpjekjet për ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Kosovë dhe për këtë po e ndihmon dukshëm Serbia.

Elis Vllasi, hulumtues në QKSS prezantoi të gjeturat e këtij hulumtimi ku tha se prezenca e NATO-s e ngushton hapësirën për ndikimin rus në Kosovë.

Megjithatë ai tha se dobësimi i institucioneve, zgjedhjet e shpeshta, mungesa e koordinimit institucional, mungesa e rregullit dhe ligjit, janë disa faktorë që Rusia mund t’i shfrytëzojë për të influencuar në Kosovë, por edhe vendet e rajonit.

“Pasojat e influencës, dobësimi i institucioneve dhe zgjedhje te shpeshta, mungesa e koordinimit institucional, mungesë e rregullit dhe ligjit këto rrugë i ndjekë Rusia për me pas ndikim  jo vetëm në Kosovë por edhe në perëndim. Propagandë të hapur, mosbesim mes shoqërisë dhe qeverisë së tyre, teoritë e ndryshme konspirative, sovranitet i dyfishtë siç është rasti institucioneve serbe dhe kosovare, lidhja emocionale dhe religjioze që kanë serbet me rusët.

“Populli në Kosovë është i orientuar ka perëndimi dhe nuk ka simpati për Rusinë. Prezenca e NATO-s e ngushton hapësirën për influence në Kosovë. Dhe çka duhet për të mësuar na prej saj është për ta rritur transparencën, me publiku një raport të ndikimit rus në Kosovë, me lidhë akademinë, shoqërinë civile  dhe mediet, luftimi i korrupsionit, me zhvillu gazetarinë hulumtues me përkthye sa më shumë lajme në gjuhën serbe,  për t’i informuar serbët me gjerat që po ndodhin, dhe mbështetja e medieve të pavarura.

Edhe Mentor Vrajolli nga QKSS tha se Serbia është faktori kryesor i influencimit rus në Ballkan, e sidomos në Kosovë

Ai tha se niveli i lartë i korrupsionit, mossundimi i ligjit ndihmojnë dukshëm rusët që të gjejnë hapësira veprimi në vendin tonë.

“Influenca ruse në rajon është e ndërtuar në tri cikle. Në nivel ndërkombëtar që kanë të bëjnë me pozicionin e Rusisë. Serbia është ndër faktorët kryesor që implementohet kjo lloj influence. Në rastin e Kosovës mund të jetë e drejtpërdrejt. Shpeshherë bëhet edhe pa dorë të shtetit Rus. Ne flasim për qëllimet e shtetit rus në vendet e rajonit është mbajtja e gjetjeve të tensionuara në rajon. Në Kosovë niveli korrupsionit është i madh. Praktikat e qeverive kanë qenë të përshtatshme për këtë influence, shpeshherë Kosova i është bërë argat i Rusisë. Ndër format më të mira me largu Rusinë është sundimi i ligjit”, tha ai.

“Kur flitet për këtë temë nuk është mirë të krijojmë involvim rus në Kosovë, por problemet konkrete tona. Interesimi rus në Kosovë është në dobësimin e shoqërive tona. Nëse e luftojmë me masa institucionale do të bëhemi më imun sesa që jemi. Besoj që tashme mund të flasim të kontribuojmë në vijimin e jo qëndrueshmërie të shoqërisë sa i përket influencave. Ky program trajtohen në kuadër të shoqërisë Kosovare. Ndërkohë që mediat luan rol në ngritjen e edukimit të qytetarëve në Kosovë”, tha ai.

Nuredin Ibishi, ekspert i sigurisë, tha se duhet të kihet kujdes me qasjen e institucioneve të Kosovës karshi serbëve dhe Listës Serbe, të cilët sipas tij mund të ndikojnë në shtimin e ndikimit rus në Kosovë.

 “Çështja mbetet se si ata do t’i qasen komunitetit serb ku përfaqësimi i tyre është i lidhur me Listën Serbe. Tendencat e arrestimit të qytetarëve serbë në veri, sepse nuk dua të flasë në çfarë cilësie kanë hyrë vitin e kaluar ishte një lloj demonstrimi i teknologjisë raketore në serbi. Këto janë manovra ushtarake nga Rusia”, tha ai.

Të ngjashme