Qytetarët në lagjen Kurrill të Prizrenit falin namazin e Bajramit në rrugë

Prishtinë | 24 Maj 2020 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Disa qytetarë të lagjes “Kurrill” të Prizrenit në pamundësi për ta falur namazin e Fitër Bajramit në xhami, për shkak të pandemisë me Covid-19 e kanë falur në rrugë.

Lexuesit e klankosova.tv kanë dërguar fotografi.

Fitër Bajrami këtë vit po festohet më ndryshe se herave të tjera.

Sivjet nuk janë mbajtur ceremonitë e faljes në xhamitë në Kosovë për shkak të masave anti-Covid që kanë marrë Qeveria e Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Përpos namazit të Bajramit ata e kanë falur edhe sabahun.

Të ngjashme