Qytetarët për marrëveshjen për targat: Të evitohen konfliktet, Qeveria s’duhej të zmbrapsej

Prishtinë | 24 Nën 2022 | 10:22 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarët janë të mendimeve të ndryshme, sa i përket arritjes së marrëveshjes për targat, raporton Ekonomia Online.

Disa shprehen se çdo marrëveshje që sjell paqe e jo konflikt është e pranueshme e disa thonë që Qeveria nuk duhej të zmbrapsej nga vendimet e saj.

Hysen Merovci, tha se veprimet e serbeve për targa nuk janë të pranueshme, por që duhet të ketë paqe e jo veprime të dhunëshme. Madje ai ka kërkuar që edhe BE-ja mos të jetë e njëanshme.

“Çdo drejtim në arritje të paqes dhe ikjes së konfliktit për qytetarët, për Kosovën dhe rajonin është i mirë se ardhur, këtë jam duke e parë pozitive”.

“… nuk ka dyshim që kjo që serbet janë duke e bërë në veri është e papranueshme, sepse as kundër ne botë nuk ka që një shtet të lëshoj targa për një shtet tjetër. Edhe BE-ja po shihet që është e njëanshme dhe ajo duhet të jetë neutrale”, tha ai.

Egzon Dautaj, tha se Kosova ka gabuar që ka pranuar këtë marrëveshje, pasi e njëjta është refuzuar nga kryeministri Albin Kurti ditë më parë, duke shtuar se duhet të tregojë që jemi shtet e nuk zmbrapsemi.

“Mendoj që është bërë gabim, nëse kanë vendosur është dashur të shkohej deri në fund, duhet të tregojmë që jemi shtet dhe nuk duhet të zbrazemi, mendoj që Beslimi dhe qeveria kanë bërë gabim me marrëveshje”.

Agim Bajrami tha se çështja e targave   uk është problem dhe se Kosova duhet të fokusohej në çështje më të rëndësishme.

“Mendoj se jemi bërë lojë e ndërkombëtarëve dhe nuk jemi duke menduar për çështjen kombëtare kemi rënë në spiralen e vetëshkarkimit, targat nuk janë problem shumë i madh”.

“Duhet të fokusohemi në çështje të tjera”.

Marrëveshja e parasheh që Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

Lexo më shumë:

Të ngjashme