Qytetarët të interesuar ta marrin dozën e dytë të vaksinës, mbi 88 mijë të vaksinuar në nivel vendi

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 12:55 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në sallën “1 Tetori”, numër i madh i qytetarëve ka pritur në radhë për të marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid, raporton Ekonomia Online.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, në një konferencë për medie, ka sqaruar se mbi 800 persona janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kurse në nivel vendi janë vaksinuar 88 mijë e 400 qytetarë.

“Aktualisht kemi të vaksinuar mbi 800 persona me dozën e dytë të vaksinës ndërsa në nivel vendi deri më tani janë të vaksinuar 88 mijë e 400 vaksina”.

“Fluksi është më i madh i qytetarëve dhe është duke shkuar mirë. Sipas datave të gjithë e kanë të përcaktuar datën e vaksinës”.

“Deri në atë moment kur do ta përmbyllim komplet vaksinimin e qytetarëve. Për ne është me rëndësi që kemi doza dhe janë duke u aplikuar”.

Ramiz Sjarina tha se ka marrë edhe dozën e dytë dhe se po ndihet mirë, raporton EO.

“Unë s’kam pasur lodhje, por si vaksina – temperaturë të vogël. E kam marrë edhe dozën e dytë”.

Taibe Sermaxhaj theksoi se edhe ajo ka marrë dozën e dytë të vaksinës.

“Nuk është për t’u ankuar, por ka ndikuar pak. Po sillen mirë. IshAllah nuk na përsëritet kjo sëmundje”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme