Qytetarëve u mundësohet që online të marrin apo të japin mjete motorike me qira

Prishtinë | 23 Tet 2019 | 11:57 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është lansuar platforma digjitale me koncept të “ekonomisë së përbashkët”, e cila u mundëson individëve të përfitojnë nga mjetet e tyre motorike duke i lëshuar ato me qira, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se ideja e këtij projekti është lehtësimi i procedurave për personat që duan të marrin apo të japin makina me qira.

Lehtësira e këtij projekti është që qytetarët mos të shkojnë nëpër zyre, por ato mund t’i marrin online përmes këtij projekti.

Abetare Domi nga Innovation Centre Kosovo (ICK), tha se personat me mjete motorike mund t’i lëshojnë me qira apo t’i marrin ato përmes kësaj platforme.

“Kjo ide ka nisur me mjete motorike si makina, por edhe ato me mjete më të rënda motorike si kamionë etj. Ne e dimë se Kosova ka diasporë të mëdha dhe e dimë se kur ata vijnë në Kosovë duan të marrin një makinë me qira dhe ne u ndihmojmë atyre që në mënyrë kur ta marrin biletën ta sigurojnë edhe automjetin me qira. Jemi të bindur se me këtë platformë do të futemi në tregun global”, ka thënë ajo.

Edon Bardoniqi nga Innovation Centre Kosovo (ICK), ka bërë prezantimin e këtij projekti ku qytetarëve u mundëson që makinat e tyre t’i lëshojnë me qira apo edhe t’i marrin ato.

“Ne u ofrojmë siguri edhe në rast vjedhje dhe për çdo siguri tjetër ne marrim përgjegjësi. Po ashtu në bazë të kësaj se si duhet bërë pagesa ne kemi edhe një mini bankë që funksionon brenda këtij. Ajo është Banka Personale. Pse kjo bankë, sepse ne kemi klientë nga e gjithë bota dhe të hyrat i dërgojmë në PayPal sepse e pamundur që t’i dërgojmë në banka tjera prej shteteve të ndryshme për shkak të politikave të ndryshme”, ka thënë ai.

Ky projekt është mbështetur nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe ICK-ja.

Të ngjashme