Qytetarit nga Prizreni i bie fletëvotimi nga xhepi

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Fletëvotimi i cili është gjetur në oborrin e shkollës “Abdyl Frashëri” në Prizren i ka rënë një qytetari nga xhepi.

Kjo është parë nga xhirimet që janë kthyer nga menaxhmenti i shkollës.

Ekipi i KALLXO.com është ftuar nga zyrtarët policorë dhe menaxheri i qendrës së votimit për t’i parë kamerat e shkollës.

Nën shoqërimin e policisë së Kosovës dhe menaxherit të qendrës së votimit ekipi i KALLXO.com ka parë që fletëvotimi i dyshimtë ka rënë nga xhepi i një qytetari.

Është ka kërkuar nga menaxheri pamjet e kamerave në mënyrë që ta balancojmë ngjarjen, i njëjti ka thënë se pamjet mund të merren vetëm me vendim të gjykatës dhe nga Policia e Kosovës.

Të njëjtit kanë kërkuar që të publikojë versionin e pamjeve që i ka parë në kamera.

Të ngjashme