Ramosaj: Rezultatet e para tregojnë se kimikisht nuk ka probleme nga uji, helmimi mund të jetë i qëllimshëm

Prishtinë | 12 Kor 2021 | 14:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qindra banorë të disa fshatrave kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan. Dyshimet e para janë që shkak i helmimit është uji, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se kanë mbajtur katër takime me ekspertë të shëndetësisë në lidhje me analizat që janë bërë për të zbuluar shkakun kryesor që ka çuar deri të helmimi i qytetarëve.

Ai tha see kanë marrë vendimin që uji të mos përdoret më. Ndërsa, sipas tij, rezultatet kanë treguar se kimikisht nuk ka probleme nga uji, por që po i presin edhe analizat biologjike.

“Kemi marr vendim që gypi i ujit që lidh atë pjesë të mos përdoret. Rezultatet e para kanë dal që kimikisht nuk është problemi me ujin e pijshëm mirëpo po i presim edhe rezultatet e tjera. Ne kemi pasur 4 takime me doktorë që ka bërë këto analiza, dhe jemi duke i pritur analizat biologjike që janë më të rëndësishme për këtë situatë.  Masat që do të merren ndaj ujësjellësit do të jenë ligjore dhe do të ketë masa me kompetencë që janë të aspektit administrativ”, u shpreh Ramosaj në një konferencë për medie.

Tutje ai, ka thënë se është hera e dytë brenda muajit që ka helmime nga uji dhe kjo i ka bërë të dyshojnë se kjo mund të jetë e qëllimshme. Megjithatë, Ramosaj shton se kjo gjë duhet të vërtetohet nga organet kompetente.

‘Është hera e dytë që brenda 1 muaj dite po raportohet për të njëjtën gjë, na ka bë të dyshojmë që mund të jetë e qëllimshme”.

Tutje, ai tha se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” i monitoron mjaftë mirë pusetet.

“Krejt këto pretendime janë në kuadër të supozimeve, nuk mund të mburremi me asnjë kompani tjetër siç është ‘Hidrodrini’, këta i monitorojnë shumë mirë pusetat”.

Të ngjashme