Me rastin e Fitër Bajramit organizohet manifestim edhe në Lipjan

Lipjan | 15 Qer 2018 | 09:39 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në faljen e namazit të Fitër Bajramit në Lipjan morën pjesë shumë besimtarë myslimanë.

Gjatë manifestimit, imami përmes një tregimi dha mesazh që të padrejtat që na bëjnë të tjerët është më mirë të harrohen, ndërsa të mirat “të gdhenden në gur” e të mbahen mend.

“Myslimani, besimtari, nuk bën me qitë pengesa në rrugë. Nëse lipet me zgjeru rrugën, duhet me toleru atë, sepse ajo është sadaka, Kush bëhet sebep me e liru rrugën, Zoti ia liron rrugën për në Xhenet”.

Në xhami ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, raporton Ekonomia Online.

Kryetari Ahmeti ua uroi të gjithëve festën e Fitër Bajramit.

“Me këtë rast, u uroj të gjithëve paqe, harmoni dhe sukese”, tha Ahmeti.

Falja ishte organizuar të mbahej në sheshin “Adem Jashari”, mirëpo për shkak të kushteve atmosferike besimtarët u detyruan të futen në një sallë sportive.

Të ngjashme