Reagon Këshilli i Nxënësve të Kosovës karshi dhunës seksuale, ushtruar në nxënësen nga Drenasi

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) përmes një komunikate për media ka dënuar ashpër rastin e shfrytëzimit dhe keqtrajtimit të bashkëmoshatares së tyre 16 vjeçare nga ata që është dashur ta edukojnë e mbrojnë.

“Ne si Këshill i Nxënësve të Kosovës – strukturë përfaqësuese e nxënësve të gjitha shkollave të mesme në Kosovë në bashkëpunim me Këshillin Rinor Kosovar (KYC), organizatën nën ombrellën e së cilës funksionojmë konsiderojmë që ngacmimi dhe shfrytëzimi seksual nga ana e mësimdhënësit dhe policit hetues duhet të dënohet, dhe drejtësia të vihet në vend”, shkruhet në komunikatë.

Nxënësit përmes kësaj komunikate shprehen të shqetësuar nga ky rast.

“Ky rast ka tejkaluar çdo konsideratë dhe ndjejmë nevojë të ju rikujtojmë që përjetimet e tilla nuk tolerohen”, shkruhet më tej. Reagoni sot, sepse nesër mund të jetë shumë vonë!”, përfundon komunikata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme