Reagon Labi për masat e reja, paralajmëron protestë

Prishtinë | 11 Nën 2020 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Pas prezantimit të masave të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ish-deputeti Labinot Tahiri ka paralajmëruar protestë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka bërë me dije se të premten në orën 11:00 do të protestojë në Ferizaj.

“Të premten ora 11:00 para Sheshit te Ferizaj do te dalë në PROTESTË. Ju, pronarë te bizneseve e qytetarë, mos rrini duar kryq do te falimentoni te gjithë nese lejoni mbylljen totale. Mos keni frik, unê shkoj ne burg për ju”, ka shkruar Labi.

Ai u ka bërë thirrje edhe pronarëve të bizneseve dhe qytetarëve të tjerë që të mos lejojnë mbylljen totale.

“Merrni maskat mbrone veten nese ka virus, dhe se cili e mbajm pergjegjesine e jo me na mbyll si miun ne kafaz e me u dok si derraaa pa krye. Unë do te dal e sa dalin qytetarêt le ta bartin secili ndeegjegjejen e tyre se leht me u anku por me dale nuk është marre”, ka shkruar Labi.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=2830680593856218&ref=watch_permalink&t=0
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme