Reagon Lama: Nuk kam thënë për ambasadorë, por për diplomat që nuk dinë të shkruajnë email

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka thënë se ka diplomat që nuk dinë të shkruajnë email dhe po ashtu nuk dinë jo vetëm gjuhën e vendit ku akreditohen, por as anglishten.

“Diplomacia është fytyra e shtetit dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme. Sot ke diplomat që marrin paga, janë në ambasada dhe nuk dinë të shkruajnë email. Nuk dinë të flasin asnjë gjuhë të huaj, as anglishten, jo vetëm gjuhën e vendit ku akreditohen por nuk flasin dot as anglishten”, ka thënë ajo në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ndryshe, ishte raportuar mbrëmë se Lama ka thënë se ka ambasadorë të Kosovës të cilët nuk dinë të shkruajnë email, por në fakt kishte thënë ka diplomat që nuk dinë të shkruajnë.

Të ngjashme