Realizohet operacioni policor kundër trafikimit me qenie njerëzore

Prishtinë | 27 Gus 2022 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj),  në vazhdën e marrjes së masave parandaluese, në  identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz, ka intensifikuar aktivitetet e saj në terren.

Dje më, 26.08.2022, se bashku  me njësitet tjera të PK-së dhe të Inspektorëve të punës, atyre të ATK-së e Inspektorëve komunal, kanë zbatuar Planin Operativ “Gushti 2022”.

Gjatë realizimit të operacionit policor, janë kryer aktivitetet e më poshtme:

  • Janë kontrolluar 36 lokale nate,
  • Nëntë lokale janë mbyllur nga inspektorët përkatës rreth parregullsive të hasura,
  • Është gjetur një revole më katër fishekë dhe dy thika,
  • Janë iniciuar tri raste penale,
  • Është identifikuar në një lokal, një viktimë e supozuar e trafikimit,
  • Janë legjitimuar 275 punëtorë të lokaleve (190 femra dhe 85 meshkuj),
  • Shtetësi e punëtorëve të legjitimuar është: 134 më shtetësi të Shqipërisë, 132 shtetas të Kosovës dhe të tjerët nga vendet e rajonit (Maqedoni, Serbi e Bullgari).

Policia do të vazhdojë aktivitet në luftën kundër veprimtarive antiligjore në përgjithësi dhe luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore në veçanti

Të ngjashme