Reçica: Ka vështirësi buxhetore, por Ligji për personat e verbër po zbatohet

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 09:18 | Nga

Ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale Skender Reçica, në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini foli rreth zbatimit të Ligjit për personat e verbër.

Reçica tha se ky ligj ka filluar të  implementohet para se të merrte mandatin e ministrit edhe pse sipas tij implementimi i këtij ligji ka pas disa vështirësi buxhetore.

Duke folur rreth çështjes së pensioneve për personat e verbër, Reçica tha se kanë marr veprime konkrete në ato pika që nuk kanë qenë duke u zbatuar.

“Ky ligj është duke u zbatuar. Qysh në kohën që e kam marr unë këtë dikaster ka qenë duke u implementuar. Kemi marr veprime konkrete në ato pika që nuk kanë qenë duke u zbatuar. Ka vështirësi buxhetore dhe po mundohemi që t’i sanojmë këto probleme. Kemi intervenuar aty ku kemi mundur”, ka thënë Reçica.

Të ngjashme