Reçica: Me projektligjet e reja parandalojmë largimin nga puna të grave gjatë periudhës së shtatzënisë

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 12:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, i është përgjigjur deputetes së Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, lidhur me pyetjen e saj parlamentare që ka të bëjë me rastet e largimit nga puna të grave shtatzëna që punojnë në sektorin privat.

Lidhur me këtë ministri i MPMS, Skender Reçica, ka thënë se, jam tejet i lumtur që më në fund temat me interes të qytetarëve kanë filluar të diskutohen në Kuvendin e Kosovës, ku tha se kjo është një gjë e mirë dhe mese e duhur për vendin.

“Mbrojtja e grave në tregun e punës ka qenë dhe është ndër objektivat më kryesore që është duke adresuar dikasteri që unë drejtoj, ka thënë ministri Reçica.

Ai gjithashtu tha se, punësimi i grave në tregun e punës që nga viti 2010 nuk ka dhënë efektin e duhur dhe rrjedhimisht nuk ka dhënë as rezultatet e duhura që lidhen me mbrojtjen apo parandalimin e humbjes së vendeve të punës gjatë periudhës së shtatzënisë.

“Duke parë se kemi mostrajtim të dinjitetshëm të grave në tregun e punës, ne si MPMS kemi hartuar Projektligjin e ri të Punës dhe Projektligjin për Pushimin e Lehonisë dhe atë Prindëror, për të adresuar në mënyrë më specifike çështjet që lidhen me të drejtat e grave dhe pushimin gjatë shtatzënisë dhe fleksibilitetin gjatë orarit të punës, dhe këto projektligje tashmë janë në procedurë për të ardhur në Kuvend për miratim”, ka thënë ministri Reçica.

Këto dy projektligj do të fuqizojnë shumë rolin e gruas në tregun e punës dhe do të parandalojnë largimin nga puna të grave gjatë periudhës së shtatzënisë, ka thënë ne fund të përgjigje parlamentare ministri Skender Reçica.

Të ngjashme