Reshjet e mëdha të shiut dhe breshërit bllokojnë qendrën e Gjilanit

Prishtinë | 17 Kor 2021 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Reshje të mëdha të shiut dhe breshërit kanë bllokuar qendrën e Gjilanit. Sasi e madhe e ujit ka vërshuar rrugët teksa shihen se me vështirësi po arrijnë të kalojnë qytetarët e automjetet.

Pamje nga vendi i ngjarjes ka dërguar një lexues i Gazetës Express, ndërsa reshje shiu ka edhe në komuna të tjera të vendit.

Sipas parashikimeve, nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe jostabil.

IHMK-ja ka njoftuar se përpos rrezeve të pakta të diellit do të ketë edhe vranësira, shi dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2021/07/p6oWgQIteajcO41SYZDZ_17_6f80f3f3999b1db59187aaaafa65189d_video_240p_converted.mp4

Të ngjashme