Revista Time zgjedh edhe flamurin e Kosovës për ta ilustruar “Guardians of the year”

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Piktura e artistes kosovare, Mimoza Rraci, është bërë kartë postare në Tajlandë dhe po e njëjta është publikuar edhe në revistën prestigjioze amerikane “Time”, për të ilustruar “Guardians of the year”.

“Time” ka publikuar një artikull të gjatë, i cili flet për punën e punonjësve shëndetësorë gjatë pandemisë dhe kontributin e tyre të çmuar në këtë kohë, ku fatëkeqësisht pati vdekje të shumta edhe nga komuniteti i tyre.

Në mesin e fotografive ilusturse të punëtorëve shëndetësorë gjatë pandemisë, është edhe piktura e Mimoza Racit, në të cilën shihet flamuri i Kosovës.

Në këtë pikturë shfaqet një mjeke që në maskën e saj ka flamurin e Kosovës.

E përzgjedhja e Time e ka bërë të lumtur artisten nga Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme