Rimbursimi i mërgimtarëve për polisat e sigurimit i komplikuar, vetëm 8 mijë janë kompensuar

Prishtinë | 04 Dhj 2022 | 08:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Edhe pak javë kanë mbetur deri në festat e fund vitit, ku shumë mërgimtarë pritet të vijnë për pushime në Kosovë. Ata të cilët rrugën e bëjnë me automjete për në vendlindje, në kufi do të i’u duhet që ta paguajnë policën e sigurimeve kufitare.

Kjo pagesë është duke u rimbursuar nga Qeveria, mirëpo procedurat të cilat duhet ndjekur për rimbursim po konsiderohen të komplikuara dhe shumica e mërgimtarëve nuk kanë aplikuar fare për rimbursim.

Procedurat  e rimbursimit po konsiderohet si mashtrim ndaj mërgatës dhe si të tilla po bëhet thirrje që kjo pagesë të hiqet fare.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, tha për Ekonomia Online se mërgimtarët janë mashtruar nga Qeveri Kurti, duke shtuar se nga hulumtimet që ka bërë ajo, nga 224 mijë polica të paguara, vetëm 8 mijë mërgimtarë janë kompensuar.

“Absolutisht e them me bindje të plotë bazuar në statistika dhe informata të sakta, e në argumente që mërgimtarët e Republikës së Kosovës janë mashtruar keq e rëndë nga kryeministri Albin Kurti, e them këtë sepse kam hulumtuar të hyrat ose numrin e polisave që kanë paguar mërgimtarët ku janë mbi 224 mijë polisa të paguara, ndërsa janë rimbursuar vetëm 8 mijë, që i bije 3.9 për qind janë rimbursuar, kështu që jo shumica por të gjithë mërgimtarët janë mashtruar nga kryeministri”, tha ajo.

Ajo u shpreh se kjo pagesë duhet të hiqet, e sidomos nga kryeministri Kurti, pasi sipas saj, ai vet e ka dhënë këtë premtim.

“Tani nëse kurrë nuk është dashur të hiqet, nga Albin Kurti duhet të hiqet për shkaka se ka bërë opozitarizëm me vite të tëra me këtë kartë duke i garantuar mërgimtarët tanë se me ardhjen e tij në pushtet ai do ta heq policën e sigurimeve, dhe çfarë bëri krijoj burokraci e procedura edhe më të rënda, ata e paguan policën dhe u kthyen në vendet e tyre siç ka ndodhur rëndom. Ata u mashtruan nga Albin Kurti”, tha Musliu.   

Edhe Blerinë Ukshinin nga organizata “Germin”, tha për EO se procedurat e rimbursimit janë burokratike dhe të komplikuara, duke shtuar se për këtë arsye aplikimi për rimbursim ka qenë më i vogël se sa hyrja e veturave.

“Në fakt dallimi prej vitit të kaluar më këtë vit në procedurat e rimbursimit, në këtë rast me atë që direkt është paguar nga shtetit  polica e sigurimit, tregon një paqëndrueshmëri në mese të vendimeve të cilat i ka marr qeveria. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga mërgata dhe parashihet si një problem për shkak të procedurave burokratike të cilat duhet të ndjekin për aplikim dhe rimbursim të pagesës”. 

“Kjo është parë si mungesë për mërgatën për shkak se ka pasur disa proceduar që duhet të ndjek dhe nuk kanë qenë shumë praktike për ta sidomos për moshat më të shtyra. E sidomos për të pasur një xhirollogari bankare në Kosovë e që jo të gjithë mërgata e ka një gjë të tillë. Për këtë ka ardhur deri te mungesa e aplikimeve për rimbursim. Aplikimi ka qenë më i vogël se sa hyrja e veturave”, tha ajo.

 Ukshini kërkoi që kjo pagesë të hiqet për mërgimtarët si shenjë mirënjohje ndaj tyre, raporton EO.

“Natyrisht që duke marr parasysh kontributin e madh të diasporës për Kosovën do të ishte një lehtësim për ta për të ardhur edhe më shumë në Kosovë dhe për të vizituar familjarët më qenë jemi në prag të festave. Kjo duhet të jetë një vendim i vendosur në këtë rast i Qeverisë e të mos bëhen ndryshime vit pas viti. Do të ishte një lehtësim i madh duke i anashkaluar vonesat e mëdha në kufi. Nëse e krahasojmë numrin e madh të remitancave që hyjnë nga mërgimtarët në Kosovë kjo do të ishte një mirënjohja për ta, anashkalimi i pagesës se polisave”, tha ajo. 

Të ngjashme