Rivarrosen dëshmorët Kadrijaj e Berisha – Haradinaj: Marre, populli i mallkon ata që e pengojnë rrugën e Plavës

Prishtinë | 14 Gus 2021 | 12:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në 23-vjetorin e rënies, të shtunën është bërë rivarrimi i dëshmorëve të kombit Besart Kadrijaj dhe Shkëlzen Berisha pranë bashkëluftëtarëve të tyre në Kompleksin Memorial në Gllogjan, raporton Ekonomia Online.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se me rivarrimin e këtyre dy dëshmorëve po kryhet edhe një obligim ndaj atyre që ranë në mbrojtje të kufirit shqiptaro-shqiptar.

Haradinaj nga Gllogjani foli edhe për punimet në rrugën Deçan-Plavë. Sipas tij, është marre për ata që nuk po e financojnë përfundimin e kësaj rruge.

Haradinaj shtoi se populli do t’i mallkojë ata që nuk lejojnë afrimin e shqiptarëve, duke e konsideruar këtë gabim të madh.

“…është një ditë ndryshe sepse pas kaq vitesh po bashkohem duke kryer obligim e të rënëve për liri në rivarrosjen e të rënëve që kanë rënë në kufirin shqiptaro-shqiptar”.

“Misioni jonë i afrimit shkon më përpara në rrugën për Plavë. Marre atyre që nuk i heqin paret për këtë projekt e nuk po e lënë me kryer rrugën për në Plavë, mos bëni shkelje, iu mallkon populli për këto shkelje”.

Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj, tha se edhe si shumë vjet më parë Shkelzeni dhe Besarti po na bëjnë bashkë, duke shtuar se ende institucionet janë borxhli ndaj tyre.

“Shkëlzeni dhe Besarti na kanë bashku edhe sot. E kom pa një madhështi ditën e zhvarrosjes dhe falënderoj Tahir Gjonbalajn. Në këtë rrugëtim prapë jemi borxhli atij vendi. Lavdi dëshmorëve të kombit Shkëlzenit e Besartit”.

Faton Mehmetaj, në emër të familjarëve, ka falënderuar Ramosajn e Hardinaj që mundësuan kthimin e dëshmorëve nga Vuthaj në Kompleksin Memorial në Gllogjan, raporton EO

“…jemi mirënjohës kryetarit të komunës dhe komandantit Ramush Haradinaj. E kemi një detyrim për familjen e Vuthajve që varrosën Besartin dhe Shkëlzenin në kohë luftë dhe për 20 vjet u përkujdesën për varreza të tyre”.

Kurse nëna e Besart Berishës, Fana Berisha, tha se për të është e vështirë që pas 23 vjetësh ta rivarros djalin më të madh, duke shtuar se shpreson që gjeratat e reja ta gëzojnë lirinë.

“E vështirë është boll po masi i ktheva në vend të vet e falënderoj Vuthajn që 23 vjet na i kanë këqyr. Ma të parin fëmijë me varros koka shumë e rëndë. I ri maturant po çka me. Ishallah tash e mas e gëzojnë këta tjerët”.

https://www.facebook.com/582655705111629/videos/163264872547735

Të ngjashme