Rivarroset Magbule Morina, ishte e zhdukur 22 vite më parë gjatë luftës

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Sot në varrezat e fshatit Bubavec të Komunës së Malishevës, është rivarrosur, Magbule Morina (1943), e cila ishte zhdukur 22 vite më parë, gjatë luftës së fundit, përkatësisht konsiderohej e zhdukur që nga 5 maji i vitit 1999, ndërsa trupi i saj është gjetur në varrezat myslimane në Mitrovicë, ndërsa identifikimi është bërë përmes ADN-së nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Nga Komuna e Malishevës kanë bërë të ditur se përveç familjareve, në ceremoninë varrimit kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, Kushtrim Gara nga zyra e Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Bajram Çerkini nga shoqata e të pagjeturve të Kosovës, si dhe nga zyrtarët nga dega në Malishevë, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, Sead Paçarizi, dhe qytetarë të tjerë.

Në Komunën e Malishevës, të zhdukur gjatë luftës së fundit, janë edhe 40 persona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme