Rrahen katër persona në Lipjan, policia i arreston të gjithë

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Katër persona janë rrahur mes vete dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshjeje.

Si pasojë, lëndime ka pësuar njëri nga të dyshuarit dhe është dëmtuar një veturë e parkuar, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar edhe një thikë.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme