Rreth 550 mijë kilogram produkte u asgjësuan këtë vit, prijnë ato ushqimore

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 07:59 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rreth 550 mijë kilogram produkte ushqimore dhe pije janë asgjësuar këtë vit nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi për Ekonomia Online, u shpreh se fokusi kryesor i këtij institucioni është ruajtja e sigurisë ushqimore, teksa ka thënë se secili produkt që nuk i plotëson kriteret për konsum do të asgjësohet. 

“Gjatë kontrolleve tona zyrtare në terren edhe nga raportimet e konsumatorëve apo edhe nga operatorët e bizneseve për produktet që nuk i plotësojnë kushtet në treg, kemi asgjësuar rreth 550 mijë Kg, produkte ushqimore dhe pije, pra gjatë vitit e deri më tani, dhe kjo shifër nga dita në ditë ndryshon. Secili produkt që nuk i plotëson kriteret ligjore për konsum, ai produkt largohet nga tregu dhe asgjësohet në prani të inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë”.

“Varësisht prej llojit të produktit i nënshtrohen kontrollit të inspektorit kompetent të fushës që kontrollon”, ka thënë ai.

Thaçi ka bërë të ditur se për raste të asgjësimit prin Komuna e Prishtinës, për shkaqe të ndryshme, por që thotë se edhe qytetet tjera nuk përjashtohen.

“Sigurisht që numri më i madh i bizneseve është në Prishtinë, por kjo shkon proporcion, por dallime ka në ndërvite në vend dhe për arsye të ndryshme përshkak se natyra e kontrollit ushqimor është komplekse dhe ndërvite në periudha të ndryshme, ka produkte që ndryshojnë në statistika për nga asgjësimi”.

“Sigurisht që edhe regjionet tjera ndryshojnë, sepse janë shumë faktorë që ndikojnë që një produkt në raste të caktuara mos t’i plotësojë kriteret për konsum, dhe ai asgjësohet”, u shpreh Thaçi për EO.

Statistikat më të mëdha për asgjësim janë nga inspektorati sanitar, ku hyjnë pijet dhe të ndryshme, por që asgjësim bëhet edhe nga sektorë të ndryshëm, siç janë produktet me origjinë shtazore dhe sektori fitosanitar. 

“Faktikisht statistikat më të mëdha i kemi nga inspektorati sanitar, ku hyjnë pijet dhe të ndryshme, pastaj kemi rreth 50 mijë kilogram që janë asgjësuar nga sektoriti veterinar, ku hyjnë vetëm produktet me origjinë shtazore, dhe nga ana e sektorit fitosanitar kemi disa lloje të pijeve të asgjësuara. Sigurisht kemi material finanor dhe preparate tjera që janë për mbrojtën e bimëve”, ka bërë të ditur ai.

Thaçi ka bërë të ditur se shtimi i  numrit të inspektorëve ka ndikuar në rritje të frekuencës së kontrolleve për sektorë të ndryshëm.

Të ngjashme