Rrëzimi i avionit në Etiopi, Aeroporti i Prishtinës me kujdes të shtuar

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, ka njoftuar qytetarët se është duke monitoruar me kujdes të shtuar të gjitha operimet e kompanive ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” pas aksidentit tragjik të kompanisë ajrore ‘Ethiopian Airlines’.

“AAC siguron të gjithë qytetarët se do të veprojë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, duke marrë në konsideratë edhe udhëzimet apo direktivat e Agjencisë Evropiane për Siguri të Aviacionit (EASA) për të ofruar një siguri të lartë të operimeve ajrore në Republikën e Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media.

Në aksidentin e kompanisë ajrore ‘Ethiopian Airlines’ që ndodhi të dielën humbën jetën 157 persona.

Të ngjashme