Sa ka kolona dhe pritje nëpër pikat kufitare?

Prishtinë | 01 Gus 2022 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë ka kolona të gjata veturash si në dalje, po ashtu edhe në hyrje të Kosovës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Merdarë pritjet në hyrje janë rreth 1 orë, ndërkohë në dalje tri orë.

Tek Dheu i Bardhë veturat po presin më shumë se 1 orë.

Këto dy pika kanë fluks më të madh të veturave, kryesisht të mërgimtarëve, për shkak se Jarinja dhe Bërnjaku aktualisht po qëndrojnë të mbyllura.

Në ndërkohë në pikat e tjera kufitare nuk raportohet se ka pritje.

Reciprociteti për letërnjoftime me Serbinë po vazhdon edhe në orët e hershme të ditës së sotme. Në pikën kufitare në Merdarë po lëshohen fletëdeklarimet për të gjithë shtetasit serbë që po hynë në Kosovë.

Të ngjashme