Sarrazin: S’ka plan franko-gjerman, por evropian

Prishtinë | 16 Nën 2022 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se nuk ka plan franko-gjerman, sa i përket bisedimeve Kosovë-Serbi.

Megjithatë, Sarrazin ka thënë se ka një plan evropian.

Ai në një intervistë për televizionin publik u shpreh të jetë i befasuar se përse nga fillimi është quajtur ashtu ky plan.

I pyetur për detaje, ai tha se nuk jep detaje nga ky plan dy faqesh,ndonëse nuk beson se versionet që janë publikuar në media, janë të sakta.

Emisari gjerman thotë se mesazhi i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, për Kosovën është që ta dëgjojnë Miroslav Lajçakun, emisarin e BE-së për dialogun, e të jenë më fleksibil.

Kur foli për presion ndërkombëtar, Sarrazin tha se presion u bëhet të dyja palëve, si Kosovës ashtu edhe Serbisë.

Të ngjashme