SBAShK i zhgënjyer me papërgjegjësinë e deputetëve, paralajmëron bllokim të Prishtinës

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 14:43 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, është shprehur i zhgënjyer me deputetët rreth shqyrtimit të Projektligjit nr.06/L-073 për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, duke paralajmëruar bllokim të kryeqytetit, shkruan EkonomiaOnline.

“Ne kemi ardhur të entuziazmuar sot në takimin parlamentar të komisionit të arsimit duke shpresuar se pas gjithë këtij debati publik që është bërë me muaj të tërë më në fund sot do të i vihet pikë çështjes dhe projektligjit për vitet e 90’ta do të shkoj në parlament për lexim të dytë, por nuk ndodhi. Unë nuk ndihem i obliguar ndoshta të flas se dikush tjetër është dashur të merret me deputetët që po mungojnë vazhdimisht në parlament dhe komisione sepse në këtë situatë kur në arsim e kemi bukur të tensionuar situatën qoftë për ligjin e pagave që është diskriminues, qoftë për këtë ligj që po e presim tash me vite të shkojmë në parlament”, tha Jasharaj për EkonomiaOnline.

LEXO Edhe: MAShT-i dhe SBAShK-u kthehen mbrapa, dështon mbledhja e Komisionit

Jasharaj pret që së shpejti të miratohet ky ligj edhe në lexim të dytë.

“Uroj që kryetari Kurteshi ta thërras një mbledhje dhe që të jenë të gjithë ata që duhet të jenë në emër të pushtetit dhe parlamentit dhe uroj që më në fund të mbyllet kjo çështje dhe të shkoj tek deputetet. Unë jam i sigurt në bazë të bisedave që kam pasur me deputetët e Kosovës që me të shkuar tek ta projektligji do të votohet, përndryshe ne jemi në situatë të keqe dhe sado që nuk bëhet me kohë tensionet në sistemin arsimor po shtohen dhe kjo u pa edhe të shtunën kur ne bëmë një protestë të kufizuar duke i thirrur vetëm kryetarët e shoqatave dhe frikësohem se nëse shkojnë gjërat kështu do të vijmë në një ditë kur i tërë kryeqyteti mund të jetë i bllokuar”, u shpreh ai.

“Çdo gjë është në tavolinë, këshilli drejtues i SBASHK-ut dita ditës e analizon situatën dhe varësisht prej asaj se çfarë do të bëjnë institucionet dhe të zgjedhurit  e popullit atëherë edhe ne do të reagojmë në të njejtën mënyrë , urojmë që këta të reagojnë shumë pozitivisht dhe në të njejtën mënyrë do të reagojmë edhe ne, nuk është mirë të mbahet në tension arsimi sepse ne duhet të dimë ku jemi dhe t’i kthehemi me tërë forcat rritjes së cilësisë së arsimit, kështu po na lënë në pikëpyetje të mëdha dhe në shkolla tona vazhdimisht flitet për këtë dhe shpresoj se gjërat do të kryhen  me kohë.”

Të ngjashme