SBASHK-u nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me SHSPZAP -në

Prishtinë | 01 Tet 2020 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencë dhe Kulturës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatën  e Punëtorëve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, me qëllim të forcimit të zërit sindikal, bartjes së përvojave dhe organizmit të aktiviteteve të përbashkëta sindikale.

Marrëveshja është nënshkruar nga Rrahman Jasharaj  dhe Ramadan Gashi.

Sindikata e Punëtorëve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm duke vlerësuar lartë angazhimin, përkushtimin dhe arritjet e SBASHK-ut në shërbim të arsimit dhe realizimit të kërkesave të shumta të anëtarësisë  ka shprehur  vullnetin për të lidhur marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të forcimit të zërit sindikal, bartjes së përvojave dhe organizmit të aktiviteteve të përbashkëta sindikale.

Kjo ide e bashkëpunimit është pranuar me kënaqësi  nga SBASHK dhe në një ceremoni  festive  dhe pas një bashkëbisede  mes dy palëve për situatën aktuale në të dy këta sektorë  dhe për mundësitë e angazhimeve të përbashkëta sindikale është nënshkruar  marrëveshja  e bashkëpunimit mes SBASHK dhe SHSPZAP  nga kryetarët Rrahman Jasharaj  dhe Ramadan Gashi.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje  kryetari i SHSPZAP  Ramadan Gashi  ka deklaruar se SBASHK-u është shembulli më i mirë i organizmit sindikal duke shprehur bindjen se bashkëpunimi do të jetë i shoqëruar me plot rezultate dhe se anëtarët e sindikatës që ai përfaqëson  do të kenë mundësi të marrin shumë  përvoja  nga SBASHK për organizimin  dhe angazhimin sindikal.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje krahas kryetarëve Jasharaj e Gashi kanë marrë pjesë edhe nënkryetarja e SBASHK Vjollca Shala e koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe nënkryetari i SHSPZAP Muhanet Balaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme