Selimi në takim me Jahjagën: Të mbijetuarat e dhunës seksuale do të jenë në prioritetin tim

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Selim Selim, sot ka pritur në takim ish- presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Gjatë këtij takimi, ministri Selimi vlerësoi lartë kontributin e ish- presidentes Jahjaga, në Këshillin Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës.

Ministri Selimi tha se prioritet i tij mbetet fuqizimi i Komisionit Qeveritar për verifikimin dhe njohjen e statusit për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, por edhe trajtimi, mbrojtja dhe mbështetja për viktimat e dhunës në familje.

“ Qasja në drejtësi mbetet e nevojshme për këto raste, andaj unë si Ministër i Drejtësisë do të bëjë të pamundur që këto raste të trajtohen me prioritet”, deklaroi ministri Selimi.

Më tutje, ministri Selimi tha se është i rëndësishëm bashkëpunimi mes institucioneve të Kosovës dhe organizatave joqeveritare të cilat kanë në fokus trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe dhunës në familje.

Ministri Selimi dhe ish- presidentja Jahjaga kanë folur edhe për fuqizimin e rolit të gruas si dhe mbështetjen e grupeve të margjinalizuara në Kosovë.

Ndërsa ish- presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga falënderoi ministrin Selimi për gatishmërinë e ofruar për t’i dal në ndihmë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe të ofroj mbështetje për viktimat e dhunës në familje.

Të ngjashme