Shala për tragjedinë te konviktet: Ministri Vitia nuk ka faj, s’duhet të japë dorëheqje

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Krenar Shala nga shoqëria civile, ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk është fajtor për vdekjen e 26 vjeçarit në karantinën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

“Vitia nuk ka faj dhe nuk duhet të japë dorëheqje”, është shprehur Shala, njofton Klan Kosova.

“Personi në fjalë e ka ditur se rregullat janë të tilla, që në momentin që vjen në Kosovë duhet të futesh në karantinë. Të gjithë vijnë me leje speciale. Nuk e di nëse ka ndodhë vdekja nga pasojat shëndetësore, apo pasoja psikike”.

Shala në Info Magazine ka pohuar se tragjedia e djeshme po politizohet.

“Sa kam unë informacione ai [Vitia]nuk ka faj. Është rrit standardi i qeverisjes. Përpara ministrat i bënin nga dhjetë skandale në ditë. Po politizohet kjo tragjedi. Nuk është mirë që opozita po sheh të përfitojë poenë këtu, të gjejë qime në ve. Është tragji-komedi çfarë po ndodhë në Kosovë”.

Të ngjashme