Shantazhon të miturën, arrestohet 20 – vjeçari në Ferizaj

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Hetuesit e njësitit të hetimeve të Stacionit policor  të Ferizajt,  kanë arrestuar  të dyshuarin  A.K . (m/sh/k /20 vjeç) me dyshimin e bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale të shantazhit ndaj viktimës femër, e mitur.

Për disa ditë rresht, i dyshuari, përmes rrjetit social Facebook , në mënyrë sistematike e kishte kërcënuar dhe shantazhuar viktimën duke i kërkuar një shumë parash përndryshe do t’i publikonte  disa fotografi intime të viktimës.

Të gjitha veprimet e hetuesve policor janë bërë në koordinim me Prokurorinë e shtetit dhe i dyshuari është arestuar në flagrancë derisa ishte duke i marrë 100 euro nga viktima.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e mbajtjes për 48 orë, ndërsa rasti  pas kompletimit do të procedohet në Prokurori.    

Të ngjashme