Shënohet Dita e Biodiversitetit, kërkohet mbrojtja e kafshëve që rrezikojnë të zhduken

Prishtinë | 22 Maj 2021 | 11:44 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka organizuar një varg aktivitetesh me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministrja e mjedisit Linda Qavrdarbasha, tha se Kosova ka infrastrukturë të mirë ligjore sa i përket biodiversitetit.

“Sot në Kosovë dhe botë janë gjithsej 5 problemet mjedisore ato janë ndryshimet klimatike, humbja e biodiverditeti që përbën ndër problemet më të mëdha mjedisore. Dhe mund të shohim se mund të arrihet 5 milionë specie”.

“Çdo qenie e gjallë ka të drejtë të jetojë. Shumë lloje bimore kanë vlera shëndetësore. Problemi i ruajtjes vazhdon të jetë sfida kryesore e njerizimit. Kosova si shumica e vendeve po përballet me këtë problem. Ndër këto lloj që janë në zhdukje janë dreri, ariu prandaj duhet të veprojmë. Ministria e mjedisit është e përkushtuar të ndalë humbjen e biodoversiteti”.

Profesori Behgjet Mustafa tha se kjo ditë është bërë traditë të festohet edhe te ne, duke shtuar se biodivesriteti llogaritet vlera më e lartë e natyrës.

AI kë bërë thirrje që të kihet kujdes në ruajtjen e kafshëve që rrezikojnë të zhduken.

“Qëllimi është që këtë vlerë të lartë të gjitha vendet e botës t’i kushtojnë kujdes. Kosova është vend i vogël por sa i përket vlerave të bidovesriteti është e begatshme 2500 lloje. Kjo është mrekulli që duhet t’i kushtojmë kujdes, por po rrezikohet vazhdimisht”.

“Diku 12% e territorit të Kosovë është mbrojtje ligjore. Dhe ana tjetër është e mirë se kemi legjislacionin e kompletua për mbrojtjen e biodiversitetit. Ne e kemi obligim që ta japim kontributin tonë kushdo nga ne”. 

Faton Lajqi, nga OJQ “Era”, tha se në rrezik të zhdukjes përveç rrëqebullit janë dhe dreri dhe dhia e egër. Ai u ka bërë apel qytetarëve që të ruajnë botën e egër shtazore, raporton EO.

“Në bazë të gjetura rrëqebulli është në rrezik nga zhdukja dhe shpresojmë që qytetarët dhe institucionet ta luftojmë që kjo specie të mos zhduket nga shteti ynë”.

“Poashtu në zonat e mbrojtura ka ardhur koha që të gjithë duhet të mendojmë për mbrojtjen e vlerave që i kemi, sepse janë të rrezikuar dreri dhe dhia e egër. Kështu që faktori i gjitha këtyre jemi ne njerëzit. Ne kemi ndërtuar ura, autostrada, por s’kemi menduar për botën e egër shtazore. Unë besoj që planeti vetëm me njerëz kishte me qenë i pakuptimtë”.

Laura Shala nxënëse e shkollës “Pjetër Bogdani”, tha se e rëndësishme është që mbrojtja e mjedisit të jetë praktikë e përditshme.

“Sa i përket ditës ndërkombëtare të biodiversiteti ne kemi mësuar dhe kemi qenë vijueshmëri për këtë teme dhe gjatë kësaj periudhe është e rëndësishme mbrojtja e biodiversitetit se bio do të thotë jetë”.

“Me anë të saj kuptojmë që përfshihen të gjitha shtazët. E rëndësishme për mbrojtjen e tyre është faktori njeri”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme