Shënohet hapja muajit të rinisë – Kurti: Kosova po investon në potencialin e brezit të ardhshëm

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 12:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë kanë shënuar hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj. Kryeministri Albin Kurti tha se është krenar me punën e të rinjve, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se Kosova do të investojë në potencialin e e brezit të ardhshëm.

“Të flas me të rinjtë është e rëndësishme. Është pak të thuash se jemi krenar me të rinjtë tanë sepse po korrin sukses në të gjitha fushat, kulturë, sport. Falë tyre Kosova dhe simbolet tona vazhdimisht paraqiten krah për krah me shtete e zhvilluara. Sfidat tona do të zgjidhen nga ky brez i të rinjve. më shume se liderë të rinjtë janë subjekt i ndryshimit. Rinia ka qenë zëri i lartë që shoqëria të përparojë. Sikur më parë Kosova po investon në potencialin e brezit të ardhshëm. Prioriteti i parë është menaxhimi i Covid-19, në mënyrë që të mbrohen qytetarët. Ju të rinj keni përgjegjësinë të vaksinoheni”.

“Të hyrat buxhetore janë rritur, 2.5 miliardë kemi miratuar buxhet. Pakoja e ringjalljes ka 1.1 miliard euro. Të rinjtë do të përfitojnë përmes skemës. Në kuadër të pakos MKRS do të ndajë 2.5 milionë euro. Siguroni të jenë aktiv gjatë kësaj kohe dhe kontribuoni sepse do të merrni më të kirnë për veten tuaj. Për punëdhënësit është një e mirë kjo. Ju jeni rritur në periudhë me sfida  e vështirësi deri në shpalljen e pavarësisë. Tash derisa vazhdojmë të menaxhojmë pandeminë dhe variantet dhe teksa përpiqemi të rikuperohemi Kosova hynë në kapitull të ri. Kurrë më i frymëzuar sesa tani nuk kam qenë. Ne do të jemi me rini e për rini”.

Në anën tjetër, ambasadori i Austrisë, Christoph Ëeidigner, tha

“Gjithherë më jep kënaqësi më jep ndenje që përmes programeve i ndihmojmë të rinjtë në rrugëtimin e tyre. Përmes ndihmës dhe shtyrjeve që ia bëjnë një mentori shumë persona janë bërë çfarë janë sot. Ky muaj i të rinjve është instrument i mrekullueshëm për të arritur objektiv me të rinjtë që ndjekin ëndrrat e tyre në jetë. Të rinjtë janë pasuria më e madhe në Kosovë dhe më vjen mirë që Austria është mbështetja më e madhe në Kosovë”.

Ndërsa, Loreta Deshishku nga MKRS, tha se ky organizim është fitimprurës për rininë.

“Sot kemi 13 programe që do të realizohen gjatë gushtit. Për këtë organizim jemi siguruar që të promovojë të gjitha çështjet sa i përket punësimit, rekreacioni, arsimi shkenca”.

Aktivitetet e Muajit të Rinisë organizohen nga data 2 gusht deri më 27 gusht, në bashkëpunim me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Të ngjashme