Shfaqja “Andërr” vjen për adhuruesit e baletit, risi do të jetë muzika hip-hop

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 14:02 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Baleti Kombëtar i Kosovës nesër do të jep premierën e shfaqjes “Andërr” me koreografi të Kreshnik Musollit, raporton Ekonomia Online.

Kjo shfaqje ka si temë kohën në kuptimin që askush nuk mund ta ndal, ta kontrolloj ose ta kthej.

Koreografi i shfaqjes “Andërr”, Kreshnik Musolli, tha se risia e kësaj premiere është sepse luhet me muzikë hip-hop e që është për herë të parë në Baletin Kombëtar të Kosovës.

“Shfaqja ‘Andërr’ është premier është shfaqje që ka risi sa i përket muzikes hip- hop që për ne si institucion është risi. S’ka pas më herët deri tash, provat kanë shkuar shumë mirë i falënderojë të gjithë stafin për punën. Sa i përket shfaqjes, temë kryesore ka kohën ku ne nuk mundemi me vlerësuar”, tha Musolli.

Balerina Aulona Nuhiu, tha se kjo shfaqje ka një mesazh shumë të mirë pasi koha është ajo që nuk kthehet.

“Ka qenë kënaqësi e madhe bashkëpunimi me Nikin, gjatë këtij një muaji kemi mbajt prova ka shkuar gjithçka mirë. Për më shumë kjo shfaqje ka mesazh shumë të mirë për publikun që të shfrytëzojë kohën më njerëz që i ka afër sepse kur kthehet mund të jetë vonë”, tha Nuhiu, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, balerini Muhamet Bikliqi, tha se shfaqja “Andërr” është diçka e re për të si rol.

“Shfaqja ‘Andërr’ është interesante se koreografi na ka qit në një pozicion krejt ndryshe na si jemi mësuar. Pasi e luj rolin e një të pasuri e që na artistët nuk kemi pare. Me luajt njërin që ka pare është shumë e vështirë pasi kur po dalim në skenë, po e shohim që xhirollogaria është e mbushur”, tha Bikliqi.

Se kjo shfaqje është një risi për adhuruesit e baletit, e thotë edhe balerina Jeta Musolli.

“Baleti sjellë gjithmonë të reja prandaj kemi pasë të mira gjithmonë të reja dhe mendojë që do t’ju pëlqej”, u shpreh Musolli.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Batetit Kombëtar të Kosovës, Sinan Kajtazi, tha se nuk ka asnjë dyshim se do të jetë një perfomrancë mbresëlënëse.

“Gjithë balerinët kanë dhanë ma të mirën dhe s’kemi pas asnjë dyshim, poashtu përgëzoj Era Muçollin kostumografen”, tha Kajtazi.

“Andërr” jepet premierë të enjten në orën 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Në këtë shfaqje luajnë: Sead Vuniqi, Aulonë Nuhiu, Sinan Kajtazi, Muhamet Bikliqi, Fisnik Smani, Luljeta Ademi, Fatmir Smani, Teuta Krasniqi, Donmir Bilalli, Jeta Musolli, Drilon Podrimçaku, Vjollca Llugiqi, Ilir Krasniqi, Mërgime Morina, Isa Beg Gjocaj, Vlora Prizreni, Liridon Mziu, Mariogonë Hoxha, Nora Gashi, Mimoza Bytyqi, Besarta Shaljani, Elmedina Berisha dhe Fakarta Qorri.

Të ngjashme