Shoqata e autobusëve të Mitrovicës dhe Vushtrrisë proteston para ministrisë së Infrastrukturës, kërkon heqjen e kombi-busëve ilegal

Prishtinë | 01 Kor 2022 | 10:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e autobusëve të Mitrovicës dhe Vushtrrisë kaprotestuar këtë të premte përpara ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për siç thuhet, moskrijimin e kushteve për punë, raporton Ekonomia Online.

Ata protestuan edhe dje përpara komunës së Vushtrrisë, ku u ankuan se të gjithë udhëtarët po ua marrin kombi-busët ilegal.

Protestuesit kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të punohet karshi ligjit, sepse siç thanë ata, kjo nuk po ndodh. Ankesa kryesore e tyre ishte puna ilegale e kombi-busëve në regjionin Mitrovicë-Vushtrri.

Kryetari i shoqatës së autobusëve të Mitrovicës dhe Vushtrrisë, Avni Boletini, tha se janë të detyruar t’i paguajnë taksa shtetit, ndërsa kombi-busët ilegal, që nuk paguajnë asgjë, i marrin të gjithë udhëtarët.

“Nuk po kërkojmë asgjë përveç asaj që na takon me ligj. Ne po paguajmë taksa, po paguajmë për rend dite, po paguajmë licencim, regjistrim, e në fund ata që punojnë ilegalisht që 21 vjet pa i pagu asnjë cent shtetit po përfitojnë”, tha ai.

Pronarët e kompanive të autobusëve paralajmëruan bllokimin e autostradave e rrugëve të tjera nëse kërkesa e tyre s’merret parasysh.

Ndërsa, Jusuf Azemi, kryetari i Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, tha se ligjet e krijuara nuk po ekzekutohen për interesa personale të disa individualëve.

“Shteti jonë po krijon ligje, po krijon shpenzime, por për interesa personale nuk po e bën ekzekutimin e tyre. Nëse vazhdon kqshtu, edhe ne do të dalim në këndin e ilegales.”

“Më çdo institucion që kemi biseduar, nuk e ka kontestuar që këta kombi janë ilegal, por i vetmi arsyetim është se nuk po punon inspektorati”.

“Kemi dyshime që dikush po përfiton në mënyrë personale, thënë shkurt, po merr para”.

Tutje, protestuesit thanë se kjo është protesta e tretë me radhë e tyre, e qetë, por në rast të mos-plotësimit të kërkesave të tyre, protesta e ardhshme nuk do të jetë e qetë.

No description available.
No description available.

Të ngjashme