Shpejtim Bulliqi del i pret mërgimtarët në kufi, iu jep nga një shishe me ujë

Prishtinë | 11 Kor 2021 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot ka dalë në pikën kufitare në Merdare ku ka mirëpritur bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë.

Bulliqi me këtë rast ju ka ofruar nga një shishe me ujë.

Postimi i tij:

Mirë se vini bashkatdhetarë

Sot vizitova pikën kufitare në Merdar për të mirëpritur bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë. Aty i pritëm me aktivistë të Lëvizjes dhe ju ofruam nga një shishe me ujë.

U gëzova kur pashë se pritjet e bashkatdhetarëve në pikën kufitare në Merdar janë minimale.

Mërgimtarëve tanë ju urova mirëseardhje në vendlindjen e tyre. Bashkatdhetarët i japin gjallëri verës dhe janë infuzioni i vërtetë ekonomik i vendit tonë.

I falënderoj nga zemra për kontributin e vazhdueshëm të tyre.

May be an image of one or more people and car
May be an image of car and road
May be an image of one or more people, people standing, car and road
May be an image of 5 people and people standing

Të ngjashme