Shpend Ahmeti apel qytetarëve: Reduktoni kontaktet dhe daljet

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 20:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë apel për kujdes të shtuar tani që u konfirmuan dy rastet me Koronavirus.

Në Facebook ai shkroi se duhet të kujdesemi për veten dhe njëri tjetrin dhe që nuk ka nevojë për blerje të tepruar pasi ka furnizim.

“E kemi ditur se është çështje kohe, prandaj edhe kemi ndërmarr masa. Tani besoj se bindemi edhe më shumë që duhet kujdesur për vetën dhe njëri tjetrin. Reduktoni kontaktet, dhe daljet. Furnizim ka dhe nuk ka nevojë për blerje të tepruar. Përveç rasteve të domosdoshme #rriNshpi. Kemi kaluar situata shumë më të vështira se kjo. Prandaj, veç kujdes të shtuar!”, është postimi i Ahmetit.

Të ngjashme