Uji vërshon Këshillin Gjyqësor, rrezikohen lëndët gjyqësore

Prishtinë | 09 Mar 2017 | 17:10 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një gyp i ujit f 500 ka shpërthyer para Stacionit të Policisë në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet.

Siç shihet në fotografitë e realizuara nga Ekonomia Online, uji është duke u derdhur në masë të madhe, ndërsa mësohet se aty është dëmtuar nga punëkryerësit që janë duke kryer punimet në trotuaret e kësaj rruge.

Uji ka depërtuar edhe në podrumet e objektit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ku janë të ruajtura edhe lëndët gjyqësore.

Shihet se është vështirësuar edhe qarkullimi rrugor. Këmbësorët shihen duke kaluar me vështirësi këtë pjesë të rrugës.

Në vendngjarje kanë ardhur Policia, por edhe ekipe të“KRU Prishtinës”, të cilët edhe e kanë ndal rrjedhën e ujit.

Foto: Ekonomia Online

Q

Të ngjashme