Shqiptari i parë në SHBA që merr vaksinën anti-Covid

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Infektologu Arjet Gega është shqiptari i parë që ka bërë vaksinën e Pfizer anti-Covid.

Mjeku, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar një video nga momenti kur ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër virusit.

Ndërkohë, mjeku Gega ka bërë edhe një apel që qytetarët të vaksinohen, pasi sipas tij vaksinat anti-COVID janë të sigurta dhe efikase.

“Vaksina e Covid-19 u bë! Ju lutemi merrni vaksinën tuaj sapo të jetë e disponueshme për ju. Vaksinat janë të sigurta dhe efikase, PfizerBioNTech”, shkruan ai krah videos që poston në Facebook nga momenti i vaksinimit.

https://www.facebook.com/arjet.gega/videos/10159381544898287/?t=0

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme