Shumë shpejtë nisin gërmimet në tri lokacione të Kosovës – Gërxhaliu: Nuk do të ndalemi

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 08:18 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, tha se së shpejti do të fillojnë gërmimet në tri lokacione në Kosovë për gjetjen e kufomave të personave të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë,raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Gërxhaliu tha se do të ketë gërmime edhe në Shtaval.

“Por atë që kemi në planifikim, kemi për momentin tri lokacione në Kosovë për të cilat jemi në koordinim të i hyjmë punës në lokacion dhe normal që pas Kizhevakut planifikojmë t’i qasemi edhe Shtavalit shpresoj që ndërkohë do të përpunohet edhe ndonjë vendodhje tjetër, ne nuk do të ndalemi derisa të kryejmë në përpikëri punën dhe gërmimet e nevojshme”, tha ai.

Tutje, Gërxhaliu tregon se sa është i nevojshëm kontakti me Prokurorinë dhe policinë për këtë Institut.

“Për fat të mirë ne që dy vite e kemi Prokurorinë për krime lufte tonën dhe Policinë për krime lufte me të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe normal që gjërat të cilat duhet të investigohen janë në fazën e investigimit, deri sa ne t’i qasemi një lokacioni”, tha ai për Ekonomia Online.

Të ngjashme